Punë e kryer, Barca gjen trajnerin e ri (FOTO)
Mediet në Spanjë janë të bindura se Barcelona ka gjetur zëvendësuesin e Luis Enrique.
Sport
‘Marca’ sot ka shkruar se do të jetë trajneri i Athletico Bilbaos, Ernesto Valverde, pasuesi i Enriques te skuadra katalane.
Enrique pas ndeshjes finale të Kupës së Mbretit ndaj Alaves, do të largohet nga Barcelona pas qëndrimit tre vjeçar.
E ai pritet të zëvendësohet nga 53 vjeçari Ernesto Valverde, që drejton Valencian që nga viti 2013, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar edhe Villarrealin dhe Olimpiacosin./Lajmi.net/
Luis Enrique me Ernesto Valverde në prapavijë