Bonucci: Nëse e mposhtim Real Madridin, trofeu do t’i dedikohet këtij futbollisti (FOTO)
Leonardo Bonucci i ka idetë e qarta për finalen e Ligës së Kampionëve.
Sport
Leonardo Bonucci e ka mendjen tek finalja e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Mbrojtësi i Juventusit ka thënë se nëse skuadra e tij triumfon në finalen në Cardiff, trofeu do t’i dedikohet kapitenit Gianluigi Buffon.
“Dedikimet për fitoren? Kapitenit Buffon, klubit dhe tifozëve”, deklaroi Bonucci, përcjell “lajmi.net”.
Juventus dhe Real Madrid takohen në Cardiff më 3 qershor. /Lajmi.net/