Ekskluzive: Dafina Zeqiri flet për herë të parë publikisht për Elvana Gjatën
Sot në portalin lajmi.net, është publikuar një shkrim, ku flet për rivalitetin e supozuar mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit.
ShowBiz
Në këtë shkrim që mund ta lexoni KËTU, flitet gjithçka rreth të vërtetës së raportit të tyre.
Por, në një prononcim ekskluziv për lajmi.net, Dafina Zeqiri për herë të parë ka folur për marrëdhënien me kolegët, veçanërisht me Elvana Gjatën.
Më poshtë keni gjithë prononcimin e saj!
“Unë asnjëherë nuk i kam parë kolegët e mi si konkurrentë dhe nuk kam pasur asnjëherë xhelozi ndaj tyre, gjithmonë kam menduar se jemi të gjithë të veçantë në mënyra tona, kam kolege që më flasin por kam edhe kolege që nuk më flasin. Këto gjëra janë normale në shoubiz por unë jam ‘cool’ me të gjithë dhe iu urojë gjithmonë sukses të gjithëve.
Duhet me qenë të lumtur me vetveten dhe punën që e bëjmë pastaj me nda këtë dashuri që e kemi për muzikën dhe t’i mbështesim të tjerët.
Elvana është artiste e kompletuar dhe i dëshiroj sukses në tregun ndërkombëtar, ashtu siç i kam uruar Rita Orës, Era Istrefit dhe Dua Lipës.”/Lajmi.net/