Juventus – Chievo, Buffon ‘mposht’ Zanettin
Gianluigi Buffon do ta kalojë legjendën e Interit, Javier Zanetti për numrin e ndeshjeve në Serie A.
Sport
Gianluigi Buffon sot do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë ndaj Chievos, teksa për të kjo ndeshje do të jetë e veçantë për të.
Kapiteni i Juventusit sot luan ndeshjen e 616 në Serie A, duke i rrëmbyer Zanettit vendin e dytë në listën e futbollistëve që kanë zhvilluar më shumë ndeshje.
Para tij tashmë është vetëm Maldini, i cili ka zhvilluar 647 ndeshje në Seria A, por mund të kalohet lehtësisht nëse Buffon do të luajë dhe vitin e ardhshëm siç ka premtuar.