Muhaxheri i PDK-së: Vetëvendosje po shet moral të barazisë me gënjeshtra
Koordinatori i PDK-së në qytetin e Pejës, Arton Muhaxhiri, ka thënë se Vetëvendosje është duke iu shitur njerëzve moral të barazisë me gënjeshtra. Ai ka shkruar në Facebook duke thënë se një kryetar si Shpend Ahmeti nuk ia donë asnjë qyteti të Kosovës.
Lajme
Ky është postimi i plotë i tij:
Një kryetar si ti e doja për qytetin tim, madje edhe publikisht pata deklaruar “Sikur Peja ta kishte Shpend Ahmetin” . Sot jo për qe kam ndryshuar bindje politike por thjeshtë kam ndryshuar mendim nga ajo se si të kam njohur dhe kam besuar si je dhe çfarë po shoh tash. Një kryetar kështu si ti jo veq qe nuk e dua në Pejë por as në Komunat për rreth Pejës.
Nuk është me rëndësi nëse ke hipur në një Jahtë lukzose ashtu siç nuk ka rëndësi e kujt ishte Jahta por është shqetësuese se ju i shisni moral çdo ditë qytetarëve të këtij vendi për barazi duke i ushqyer çdo ditë me copëza gënjeshtrash të cilat tashmë po ju mbesin në fytë juve që po gënjeni e jo qytetarëve të Kosovës.