Futbollisti që e lëndoi Torresin e viziton në spital, zbulon fjalët e tij (FOTO)
Futbollisti i Deportivo La Coruna, Alex Bergantinos ka vizituar sulmuesin e Atletico Madridit, Fernando Torres në spital.
Sport
Futbollisti i Deportivo La Coruna, Alex Bergantinos ishte ai që e lëndoi sulmuesin e Atletico Madridit, Fernando Torres.
Menjëherë pas ndeshjes, ai ka shkuar në spital për ta vizituar Torresin.
Dhe, Torres e ka mirëpritur vizitën e tij duke i shprehur mbështetjen e tij. “Torres është shumë mirë, i buzëqeshur”, deklaroi Bergantinos për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.
“Më ka thënë të mos brengosem, janë gjëra që ndodhin në fushë. Më ka dhënë mbështetje”, theksoi ai. /Lajmi.net/