Kuptojeni se kë sheh të parin foshnja juaj (Video)
Jeni shumë të lumtur posa merrni epitetin baba dhe nënë.
Lifestyle
Por keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të shoh foshnja juaj e porsalindur qysh në momentet e para të jetës së saj?
Ndoshta keni menduar se ajo sheh çdo gjë sikurse ju dhe të tjerët, por jeni duke u gabuar, njofton Klan Kosova.
Një studim i ri i publikuar në mediat e huaja, tregon në fakt atë se çfarë dhe si në të vërtetë sheh fëmija juaj i porsaardhur në jetë.
Fillimisht posa foshnja hap sytë e saj, së pari ato shohin vetëm bardh dhe zi dhe ajo ndodh vetëm në një distancë prej 10 deri në 20 cm larg tij.
Në muajin e parë, ai fillon ta shoh paksa nënën e tij përsëri me nuanca bardhë e zi.
Në muajin e dytë dhe të tretë përsëri fillon ta shoh vetëm nënën e tij por duke e parë në ngjyra më të qartësuara.
Nga muaji i katërt e deri tek muaji i shtatë, foshnja juaj fillon ta shoh dhe babain e saj ngjajshëm sikurse nënën në muajt e parë të jetës së saj.
Që nga muaji i tetë vizioni i tyre përmirësohet dhe fillon të shoh të gjitha gjësendet ngadalë ashtu siç janë me po të njëjtën ngjyrë origjinale.
E kështu për nga viti i tyre i parë, bebet janë gjysmë të rrugës së tyre për një vizion të zhvilluar plotësisht.
Detaji më i çuditshëm që mund të theksohet, është se foshnjat fillimisht shohin dhe njohin vetëm nënën e tyre teksa gjenden nga muaji i dytë.
Babai renditet gjithnjë i dyti pasi fillon të shihet tek në muajin e shtatë, njofton Klan Kosova.