Dybala nënshkruan me klubin e madh evropian (FOTO)
Paulo Dybala është i gatshëm të konfirmojë të ardhmen e tij.
Sport
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala do të nënshkruajë kontratë të re në Torino gjatë javës së ardhshme, raporton e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”.
Menaxheri i tij, Pierpaolo Triulzi ka mbërritur në Itali dhe do të takohet me drejtuesit e klubit në fundjavë, përcjell “lajmi.net”.
Andaj, kontrata e re pritet të nënshkruhet mes të mërkurës dhe dielës së javës së ardhshme.
Dybala pritet të nënshkruajë kontratë të re në Juventus deri më 2021 me pagë prej 7 milionë euro në vit. /Lajmi.net/