Suarez thotë se Barcelona është skuadra më e mirë në botë
Luis Suarez pretendon se Barcelona është skuadra më e mirë në botë, pavarësisht humbjes 4:0 nga PSG në Ligën e Kampionëve.
Sport
Sulmuesi uruguaian ka deklaruar se Barcelona ka gjithë gjërat e nevojshme për të bërë historinë, duke ia dalë të përmbys rezultatin e ndeshjes së parë te PSG-së në Ligën e Kampionëve.
“Nëse dëshirojmë të bëjmë historinë në këtë klub, ne duhet të kalojmë këtë raund”, ka deklaruar Suarez, përcjell lajmi.net.
“ Ne jemi klubi më i mirë në botë. Nëse është një klub që mund ta kalojë këtë situatë, ajo është Barcelona”.