Kosova e shkëputur nga Serbia në promon e ndeshjes së skuadrës serbe (VIDEO)
Euroleague e ka ndarë Kosovën nga Serbia në promon e takimit ndemjet Crvena Zvezdas dhe Anadolu Efes, dhe për këtë kanë reaguar mediat serbe.
Sport
Crvena Zvezda do të presë skuadrën turke në Beograd në kuadër të Euroleague, përcjell lajmi.net.
Por, promo e këtij takimi nuk u ka pëlqyer medieve serbe, sidomos asaj ‘Kurir’.
“Skandal në prag të meçit Zvezda – Efes, krerët e Euroligës e kanë shkëputur Kosovën nga Serbia”, shkruan Kurir.