“Marca” zgjedh kundërshtarin më të lehtë dhe të vështirë për Realin (FOTO)
“Marca” ka analizuar mundësitë e shortit të Ligës së Kampionëve për ekipin e Real Madridit.
Sport
E përditshmja sportive madrilene “Marca” konsideron Leicester Cityn dhe Monacon si dy kundërshtarët më të lehtë të mundshëm për Real Madridin në shortin e Ligës së Kampionëve.
Pas tyre, radhiten Arsenal e Napoli, përcjell “Lajmi.net”.
Por, si opsion më i keq është Juventus, ekip që ka fituar grupin H dhe mund të takohet me “Los Blancos” në fazën tjetër të garës.
Shorti që do t’i përcaktojë çiftet do të tërhiqet të hënën me fillim nga ora 12:00.