PDK e para edhe në Llapushnik, e dyta Nisma
Gazeta Express ka siguruar rezultatet edhe nga një zonë votimi në Drenas, ku sot u mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës.
Lajme
Rezultatet nga një klasë e një qendre votimi në Llapushnik tregojnë se Ramiz Lladrovci, kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë 125 vota.
Elmi Thaqi, kandidat nga Aleanca Kosova e Re, ka siguruar 88 vota, raporton Gazeta Express.
Kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka marrë 81 vota.
Bedri Nika, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka arritur të marrë 19 vota