“Adios” Atletico Madrid, ky do të jetë klubi i ri i Simeones (FOTO)
Diego Simeone planifikon rikthimin e madh në Serie A.
Sport
Diego Simeone mund të largohet nga posti i trajnerit të Atletico Madridit, pas përfundimit të këtij sezoni.
Dhe, e ardhmja e tij mund të jetë i lidhur me një ish skuadër të tij nga karriera si futbollist.
Ai mund të emërohet në drejtim të Interit në Serie A.
“Inter? Në të ardhmen nuk dihet se çfarë mund të ndodhë”, deklaroi menaxheri i tij, përcjell “Lajmi.net”.
“A do të mbetet në Atletico Madrid derisa ta fitojë Ligën e Kampionëve? Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, theksoi ai.