Trepça-Sutjeska, ky ekip fiton me dy pikë epërsi
Skuadra mitrovicase, Trepça, ka shënuar fitore në kuadër të Ligës Ballkanike.
Sport
Ekipi nga “Minatori” mposhti në shtëpi ekipin e Sutjeskas me dy pikë epërsi, 75:73.
Mitrovicasit ishin më të mirë në pjesën e parë, por mysafirët u rikthyen në pjesën e dytë, e megjithatë në fund u pajtuan me disfatën.
Pas kësaj fitore, Trepça është në vendin e tretë në Grupin B me 6 pikë, një më pak se Sutjeska që është e dyta dhe dy më pak se kryesuesit e Feni Industries.