Liga e Kampioneve, 10 skuadra mund të kualifikohen sonte dhe nesër (FOTO)
Nuk janë pak, por 10 skuadra të cilat mund të sigurojnë sot apo nesër një vend mes 16 më të mirëve në turne
Sport
Faza në grupe e Ligës së Kampioneve ka arritur në ndeshjet e katërta dhe matematika mund të bëjë të vetën duke i mundësuar skuadrave të ndryshme që të hipotekojnë që tani kalimin për në turin tjetër.
, përcjell “Panorama Sport”.
Grupi A
Mjafton një fitore në transfertë për Arsenalin dhe PSG-në që të sigurojnë matematikisht kalimin në turin tjetër dhe sigurisht për të vazhduar garën mes tyre për vendin e parë.
Klasifikimi: Arsenal 7, PSG 7, Bazel 1, Ludogorets 1.
Sot: Bazel-PSG, Ludogorets-Arsenal
Grupi B
Gjithçka e hapur në Grupin B, ku sido që të shkojnë ndeshjet, asnjë ekip nuk arrin të sigurojë matematikisht kalimin e turit në këtë javë.
Klasifikimi: Napoli 6, Beshiktash 5, Benfika 4, Dinamo Kiev 1.
Sot: Beshiktash-Napoli (18:45), Benfika-Dinamo Kiev
Grupi C
Barcelonës i mjafton një barazim në stadiumin “Etihad” për të kaluar në turin tjetër.
Klasifikimi: Barcelona 9, Mançester Siti 4, Borusia Mynshengladbah 3, Sëlltik 1.
Sot: Borusia Mynshengladbah-Sëlltik, Mançester Siti-Barcelona
Grupi D
Atletiko siguron biletën për turin tjetër nëse mund Rostov, ndërsa Bajerni mund t’i bashkohet në fazën tjetër nëse kombinohet fitorja e bavarezëve me disfatën e rusëve në Spanjë.
Klasifikimi: Atletiko Madrid 9, Bajern Mynih 6, PSV Eindhoven 1, Rostov 1.
Sot: Atletiko Madrid-Rostov, PSV Eindhoven-Bajern Mynih.
Grupi E
Gjithçka është e hapur në këtë grup dhe me shumë mundësi, emrat e dy skuadrave që kualifikohen do të mësohen vetëm në ndeshjet e fundit.
Klasifikimi: Monako 5, Totenhem 4, Bajer Leverkusen 3, CSKA Moskë 2.
Nesër: Monako-CSKA Moskë, Totenhem-Bajer Leverkusen
Grupi F
Fitoret e Borusias dhe Realit mund t’i kalojnë këto skuadra menjëherë në turin tjetër, ndërsa do të mbetet për t’u përcaktuar në ndeshjet e fundit vetëm kush kryeson grupin.
Klasifikimi: Borusia Dortmund 7, Real Madrid 7, Sporting Lisbonë 3, Legia Varshavë 0.
Nesër: Borusia Dortmund-Sporting Lisbonë, Legia Varshavë-Real Madrid
Grupi G
Një fitore do të kthente “Hirushen” Leister në një realitet edhe në arenën ndërkombëtare, pasi do t’i siguronte kualifikimin pa telashe në turin tjetër anglezëve debutues.
Klasifikimi: Leister 9, Kopenhagë 4, Porto 4, Bryzh 0.
Nesër: Kopenhagë-Leister, Porto-Bryzh
Grupi H
Juventusi dhe Sevilja kanë në dorë fatin e tyre. Një fitore mëse e mundshme në shtëpi u lejon të mendojnë qetësisht për ndeshjen direkte që do të vendosë hierarkinë e këtij grupi, pasi kualifikimi do të ishte në xhep.
Klasifikimi: Juventus 7, Sevilja 7, Olimpik Lion 3, Dinamo Zagreb 0.
Nesër: Juventus-Olimpik Lion, Sevilja-Dinamo Zagreb.