Dy të lënduar nga një aksident trafiku mes dy motoçikletave në Sllatinë

Si pasojë e një aksidenti mes dy motoçikletave në Sllatinë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës. “Sot, më 26.05.2024, rreth orës 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Sllatinë). Njësiti policor njofton…

Lajme

26/05/2024 19:41

Si pasojë e një aksidenti mes dy motoçikletave në Sllatinë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës.

“Sot, më 26.05.2024, rreth orës 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Sllatinë). Njësiti policor njofton se në aksident janë përfshirë dy motorë dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, njoftoi Krasniqi.

Ai shtoi se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.