Trajneri i Sllovenisë befason me deklaratën për Kosovën dhe përzgjedhësin Krasniqi

Trajneri i Përfaqësuesës së Sllovenisë, Igor Kokoskov, është shprehur i lumtur me fitoren duke lavdëruar edhe Përfaqësuesën e Kosovës, për paraqitjen.

Sport

11/09/2016 12:29

Ai ka thënë fjalë pozitive për trajnerin e Kosovës, Arben Krasniqin.

“Unë vetëm dua të lavdëroj trajnerin Krasniqi. Ai e ka bërë një punë të mrekullueshme. Ne e kemi ditur se ndeshja do të jetë e vështirë, sepse skuadra e Kosovës me të vërtetë është mjaft luftarake, por në të njëjtën kohë edhe tifozët kanë qenë të zjarrtë, duke bërë një atmosferë me të vërtetë fantastike.

Në pjesën e parë ne kemi luftuar me Kosovën pikë për pikë, pra gjërat nuk shkuan ashtu sic deshëm ne, mirëpo pas pushimit ne hymë furishëm në ndeshje dhe e ndërruam mënyrën e lojës duke bërë presion më të madh në mbrojtje, ndërsa në sulm praktikuam lojë shumë më të shpejtë.

Ne luajtëm mirë edhe pa dy lojtarët tanë kryesor dhe kjo duhet të na gëzoj, andaj e shfrytëzoj rastin të përgëzoj basketbollistët e mi për karakterin që e treguan në këtë ndeshje kundër një ekipi të fortë sic është Kosova”, deklaroi Kokoskov

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4