Flasin për herë të parë prindërit e Christina Grimmie për vdekjen e vajzës

Christina Grimmie u varros të premten në mëngjes me një funeral privat dhe më vonë atë ditë u mbajt një shërbim përkujtimor ku miqtë dhe fansat kanë bërë homazhe për këngëtaren.

ShowBiz

18/06/2016 10:47

Gjatë shërbimit, prindërit e Christinës, Tina dhe Bud shfrytëzuan rastin për ta kujtuar atë.

“Herën e fundit që e pashë vajzën time ishte në ditëlindjen time. Ishte 25 maji, dhe vetëm një ditë më parë ne kemi kaluar një ditë të tërë së bashku, e kalonim shumë shpesh. Ne shkuam për të marrë diçka për të ngrënë dhe pastaj shkuam në ditëlindjen time”, shpjegoi Tina.

“Unë gjithmonë i thash asaj se e dua. Unë vetëm doja që ajo të vije në shtëpi dhe ta shihja atë”, shtoi ajo.

Bud gjithashtu foli, duke thënë: “Është një vrimë e gjigante në zemrën time e cila kurrë nuk do të largohet”./klankosova