“Opozita refuzoi të jap tre kandidatë…” – Nagavci mundohet të propagandoj, qytetarët në komente ia kujtojnë që Abdixhiku ua ka propozuar Vjosa Osmanin për presidente

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci me anë të një postimi ka tentuar t’i hedhë “hi syve” qytetarëve të vendit. Në postimin e bërë, ajo u mundua të lë fajtore opozitën për çështjen e Presidentit, duke thënë se po refuzojnë që të propozojnë kandidatë, transmeton lajmi.net. Mirëpo, qytetarët në komente ia kanë rikujtuar…

Lajme

25/04/2026 17:58

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci me anë të një postimi ka tentuar t’i hedhë “hi syve” qytetarëve të vendit.

Në postimin e bërë, ajo u mundua të lë fajtore opozitën për çështjen e Presidentit, duke thënë se po refuzojnë që të propozojnë kandidatë, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, qytetarët në komente ia kanë rikujtuar asaj që sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur i gatshëm të propozoj Vjosa Osmanin për presidente, nëse VV ia garanton 66 votat.

“Para fillimit të seancës, opozita refuzoi propozimin e LVV-së që vetë të propozojë tre kandidatë për President. Nga njëra anë ankohen se LVV po i do të gjitha pozitat. Nga ana tjetër, kur u jepet mundësia të propozojnë vetë, thonë jo.”, shkroi ndër të tjera Nagavci në postimin e saj.

Qytetarët janë treguar të shpejtë dhe i kanë komentuar, duke ia rikujtuar deklaratën e sotshme të Abdixhikut.

“Mos rrej, LDK e propozoj Vjosen, kallxoni a i keni 66 vota?!”, “DK po don me propozu Vjosa Osmanin. A jeni te gatshem ta votoni? Nese jo, faj eshte i VV !!!”, “Po rren LDK e propozoj Vjosen, tash ju mbetet juve me mbeshtet me 66 vota Cdo gje tjeter eshte rren dhe propagande”, “Lumiri ju dha 15 votat për Vjosen, ku jane 66 te juvet? A kurqysh spe perballoni emrin Vjosa?”, ishin disa prej komenteve të shumta tek postimi i Nagavcit./lajmi.net/