Ja si mund të freskoheni pa përdorim të klimës

Në ditët e para me temperatura të nxehta gjëja e parë që mendojmë është si të freskohemi. Zgjidhja më e parë që na vjen ndërmend është kondicioneri, por në fund të muajit rrudhim buzët për shkak të faturës së kripur të energjisë.

Fun

17/06/2016 14:53

Më poshtë gjeni disa zgjidhje si t’i thoni lamtumirë kondicionerit dhe të jeni të freskët pa shpenzuar.

-Bëni dush dhe pastrime në orët më të freskëta, për të mos krijuar më shumë lagështi brenda shtëpisë.

-Fikini elektroshtëpiaket që nuk përdorni, pasi edhe dukë qëndruar në gjendje “standby”, thënë ndryshe në prizë, ngrohin ambientin, shkruan noa.al.

-Mos përdorni drita shumë të forta.

-Përdorni tenda të bardha për të mos thithur shumë rrezet e diellit.

-Përdorni ushqime të freskëta dhe të pasura me ujë, dhe sa më pak brumëra të jetë e mundur.

-Nëse keni fatin të keni pak hapësirë jashtë, qoftë ballkon, kopsht ose tarracë, mbusheni me bimë që varen, pasi thithin nxehtësinë dhe e mbajnë ambientin më të freskët.

-Përdorni në dritare ose ballkon tenda ose çadra në pjesën e jashtme, për të krijuar pengesë ndaj nxehtësisë.

-Mbajini grilat mbyllur, gjithashtu dhe perdet në orët më të nxehta, duke shmangur mundësinë që rrezet e diellit të ngrohin më shumë ambientin. Nëse ajri është shumë i nxehtë jashtëm, mbyllini dritaret.

-Mundohuni të izoloni sipërfaqet e shtëpisë që janë më shumë të ekspozuara në diell.

-Nëse gjithë hiletë e mësipërme nuk ja kanë dalë, mbani një ventilator i cili konsumon 15 herë më pak energji se sa një kondicioner normal.