Të pastrehët ”pushtojnë” Athinën
Në pesë vitet e fundit grekët kanë luftuar kundër krizës më të madhe ekonomike që ka përfshirë vendin ballkanik që prej shumë vitesh.
Bota
Me rroga dhe pensione të shkurtuara dhe me papunësi në rritje, shumë grekë kanë humbur gjithçka, madje edhe shtëpitë e tyre.
Sipas një analize nga shoqata ”Strehimi i të pastrehëve të qytetit të Athinës” (KYADA), 71 për qind e të anketuarve kanë mbetur pa shtëpi në pesë vitet e fundit.
Pak më shumë se një e pesta e të anketuarve kanë humbur shtëpitë e tyre vetëm gjatë vitit të fundit.
Studimi i KYADA-s zbulon se mbi 62 për qind e të pastrehëve të qytetit janë grekë, ku shumicë dërrmuese janë të gjinisë mashkullore.