Tifozët e Zvicrës shokojnë botën me atë që i kanë bërë flamurit shqiptar (FOTO)
“Ultras Tifo”, portal i njohur i tifozëve ka publikuar një fotografi ku disa mbështetës të Zvicrës mbajnë në duar një fjalmur të djegur të Shqipërisë.
Sport
Zvicra dhe Shqipëria u morën për shembull sa i përket atmosferës së krijuar nga tifozët në ndeshjen e tyre të parë në Grupin A në “Euro 2016”.
Por, sot vjen një lajm që ka befasuar botën e futbollit.
“Ultras Tifo” portal i njohur i tifozëve ka publikuar një fotografi ku disa mbështetës të Zvicrës mbajnë në duar një flamur të djegur të Shqipërisë, përcjell “Lajmi.net”.
Kthimi i flamurit mbrapsht simbolizon urrejtjen ndaj atij kombi.
