Përforcimi i parë i Mourinhos në Man Utd (FOTO)
Jose Mourinho ka identifikuar përforcimin e tij të parë në postin e menaxherit në Manchester United.
Merkato
Jose Mourinho ka bërë gati përforcimin e tij të parë në postin e menaxherit në Manchester United.
Ai është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për blerjen e mesfushorit të Valencias, Andre Gomes, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.
Gomes kërkohet edhe nga Juventus, por “Red Devils” janë në avantazh për angazhimin e tij.
Gomes dhe Mourinho kanë të njëjtin menaxher, Jorge Mendes, dhe kjo shihet si një lehtësim i madh në arritjen e marrëveshjes.