Zidane ua jep lajmin e vitit tifozëve të Realit para finales ndaj Atleticos

Zinedine Zidane ua ka dhënë tifozëve të Real Madridit një lajm të shkëlqyeshëm para finales.

Sport

27/05/2016 19:17

Francezi ka konfirmuar që Cristiano Ronaldo është 100% i gatshëm.

“Cristiano është 100% i gatshëm dhe do të luajë në finale. Jemi të gatshëm për këtë ndeshje të madhe. Sonte do të flemë mirë dhe nesër do të japim gjithçka nga vetja”, deklaroi Zidane në konferencën për shtyp, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk do të jetë një dështim nëse humbim. Ne do të tentojmë në të gjitha mënyrat për të fituar. E kam shijuar këtë finale si lojtar dhe tani edhe si trajner. Lojtarët kanë qenë fenomenal. Është sikur një qershi mbi torte”, shtoi Zidane.