Ronaldo: Ky futbollist duhet të transferohet në Real Madrid (FOTO)
Alvaro Morata duhet të kthehet në Real Madrid nga Juventus, sipas Ronaldos.
Sport
Ronaldo beson se Alvaro Morata duhet të kthehet në Real Madrid nga Juventus, për ta dëshmuar vetem tek gjiganti i La Ligës.
Morata iu bashkua “Bianconerëve” nga “Los Blancos” në korrik të vitit 2014, dhe u rikthye për t’iu hakmarrë ish skuadrës së tij duke shënuar golin e eliminimit të tyre nga gjysmëfinalja e edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve.
Real Madrid ka opsionin e rikthimit të tij gjatë verës për 30 milionë euro.
Dhe, Ronaldo, i cili luajti në “Santiago Bernabeu” gjatë periudhës 2002-2007 beson se Morata duhet të kthehet në klub.
“Në Madrid ka shumë presion. Nëse do të isha Morata? Do të largohesha nga Juventus duke u kthyer në Real Madrid, sigurisht”, deklaroi Ronaldo për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.
“Të gjithë futbollistët dëshirojnë të luajnë për klubin më të madh në botë”, u shpreh ai.