Mourinho në Man Utd, “dështon” për shkak të Chelseas
Jose Mourinho nuk mund të emërohet menaxher i Manchester Unitedit për shkak të një marrëveshje paraprake me Chelsean.
Sport
Emërimi i Jose Mourinhos në postin e menaxherit në Manchester United është duke u vonuar për shkak se ish skuadra e tij, Chelsea, ka të drejtën e emrit të tij, ka bërë të ditur “The Independent”.
Portugezi ka arritur marrëveshje me “Red Devils”, mirëpo emri i tij, “Jose Mourinho” është markë e regjistruar nga Chelsea në databazën e “European Union’s Intellectual Property Office”, përcjell “Lajmi.net”.
Palët kanë marrëveshje të pronësisë mbi emrin e Mourinhos deri më 31 mars të vitit 2025.
Dhe, kjo besohet të jetë arsyeja e vonesës së zyrtarizimit të marrëveshjes për emërimin e tij në Old Trafford.