Pesë lojtarët për të cilët do të “luftojnë” Guardiola dhe Mourinho
Pep Guardiola dhe Jose Mourinho do të jenë rivalë edhe në Premierligë.
Sport
Pep Guardiola dhe Jose Mourinho pritet ta rivalizojnë njëri tjetrin edhe në Premierligë.
Guardiola tashmë është emëruar trajner i Manchester Cityt, ndërsa Mourinho pritet që së shpejti të zyrtarizohet te rivali lokal Manchester United.
AS e ka publikuar një listë prej pesë futbollistëve, për të cilët do të luftojnë dy trajnerët e njohur, për t’i transferuar në radhët e veta.
Ata janë, John Stones i Everton, Sergio Busquets i Barcelonës, Toni Kroos i Real Madrid, Neymar i Barcelonës dhe Alvaro Morata i Juventusit.