Zyrtare: Lajm i keq për Karim Benzeman

Karim Benzeman e ka humbur padinë e ngritur ndaj gazetës franceze "Le Monde".

Sport

23/05/2016 15:39

Gjykata franceze sot e ka hedhur përfundimisht poshtë ankesën e yllit të Real Madridit, njofton “L’Equipe”.

Benzema kishte paraqitur ankesë kundër “Le Monde”, e cila në dhjetorin e kaluar kishte publikuar hetimet për shantazhin e dyshuar në videon e seks-skandalit me Valbuenan, gjë për të cilën Benzema është ende në gjyq, përcjellë “Lajmi.net”.

Për një gjë të tillë, Benzema e ka humbur edhe Kampionatin Evropian “Francë 2016”.