Leicesteri kampion, ky njeri duhet të zhvishet (FOTO)
Gary Lineker kishte premtuar se do ta drejtonte emisionin e parë të Match of The Day për sezonin e ardhshëm vetëm në të brendshme, nëse Leicesteri e fiton titullin.
Sport
Ish futbollisti i njohur anglez dhe tashmë moderatori i emisionit sportive në BBC, Gary Lineker, do të duhet të zhvishet pas triumfit të Leicesterit në Premierligë.
Lineker kishte premtuar se do ta drejtonte emisionin e parë të MOTD për sezonin e ardhshëm vetëm në të brendshme, nëse “Dhelprat” e fitojnë titullin.
Skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri u shpall mbrëmë kampione, pas barazimit 2:2 të Tottenham me Chelsean.