Zidane, ndryshim të madh në formacionin e Realit
Lëndimet e shumta kanë bërë që Zinedine Zidane të bëjë disa ndryshime në formacionin e Real Madridit.
Sport
E me lëndimin e Marcelos, atij i duhet të mendojë për një tjetër ndryshime.
Francezi ka konfirmuar që në krahun e majtë mund ta inkuadrojë Danilon, i cili sipas Zidane, ka kualitete të mëdha, përcjellë “Lajmi.net”.
Ndërkohë, një lajm i mirë për Realin para derbit me Atleticon, është se në stërvitje me grupin është kthyer Karim Benzema.
Derbi mes Realit dhe Atleticos, zhvillohet të shtunën në ora 16:00 në “Santiago Bernabeu”.