Ancelotti: Ky duhet të jetë trajneri i Realit në sezonin e ri
Carlo Ancelotti ka thënë se Zinedine Zidane duhet të jetë trajner i Real Madridit edhe në sezonin e ardhshëm.
Sport
Carlo Ancelotti, trajner i ardhshëm i Bayern Munichut ka mbështetur Zinedine Zidanen që të jetë në drejtim të Real Madridit edhe në edicionin e ardhshëm.
Zidane është emëruar në detyrë më herët gjatë këtij sezoni pas shkarkimit të Rafael Benitezit.
Por, ish strategu i “Los Blancos” ka theksuar se francezi duhet të konfirmohet në detyrë edhe për edicionin e ardhshëm.
“Mendoj se Zidane duhet të vazhdojë të jetë trajner i Real Madridit edhe në sezonin e ardhshëm”, deklaroi ai për “AS”, përcjell “Lajmi.net”.
Zidane ishte asistent i Ancelottit gjatë aventurës së italianit në Santiago Bernabeu.