Ancelotti kërkon futbollistin e Interit
Trajneri i ardhshëm i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Interit, Joao Miranda.
Sport
Carlo Ancelotti ka filluar kërkimin e përforcimeve për skuadrën e tij të ardhshme, Bayern Munich.
Trajneri italian do të jetë pasardhës i Pep Guardiolës pas përfundimit të këtij sezoni.
Kurse, “Goal” ka njoftuar se ai ka identifikuar një përforcim nga Serie A.
Ancelotti kërkon qendërmbrojtësin e Interit, Joao Miranda, përcjell “Lajmi.net”.
Miranda iu bashkua Interit në verën e vitit të kaluar nga Atletico Madrid dhe i pëlqen Ancelottit për paraqitjen e tij fizike dhe karakterin që shfaq në fushë.