Barcelona fiton ndaj Gijonit, thellon distancën me rivalët (VIDEO)
Barcelona e ka fituar ndeshjen e mbetur në La Liga ndaj Sporting Gijonit.
Sport
Barcelona e ka mposhtur Gijonin me rezultat 1:3.
Messi realizoi dy herë dhe një gol e shtoi Suarez në këtë fitore të katalunasve. Për vendasit, golin e vetëm e shënoi Castro.
Barça tani ka 60 pikë në krye të La Ligas, gjashtë më shumë se Atletico Madrid dhe shtatë më shumë se Reali.