Milionët e ‘mbyllur’

“Komuniteti ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prizrenit, në dekadën e fundit kanë shpenzuar afër 3 milionë euro në projektet restauruese në këto monumente”, deklaron “Ec më ndryshe”, raporton lajmi.net

Lajme

05/02/2016 11:11

 

Organizata jo-qeveritare “Ec ma ndryshe”, vlerëson  se në Kosovë janë shpenzuar miliona euro në restaurimin e intervenimet në monumentet e tragjëgiimisë kulturore në Prizren. Por ata thonë se prapë këto vende mbetën të mbyllura për publikun, raporton lajmi.net.

Në analizën e kësaj organizate “Milionat e shpenzuara për monumentet e mbyllura”, vlerësohet se gjatë 10 viteve të fundit të gjitha investimet në monumentet e trashëgimisë kulturore në Prizren kanë prodhuar realitetin e “dyerve të mbyllura”. Kjo do të thotë se ato kanë dhënë zero efekt ekonomik dhe pa asnjë dobi konkretë për komunitetin.

“Komuniteti ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prizrenit, në dekadën e fundit kanë shpenzuar afër 3 milionë euro në projektet restauruese në këto monumente”, deklaron “Ec më ndryshe”, raporton lajmi.net

Kjo organizatë rekomandon që donatorët para se të dhurojnë fondet për restaurime e intervenime, duhet të kushtëzojnë mbështetjen e projekteve restauruese-konservuese me ekzistimin e planeve të menaxhimit për monumentet e trashëgimisë kulturore./lajmi.net