Ronaldinho ka një klub të ri
Ronaldinho është shumë pranë nënshkrimit të kontratës me klubin e ri.

Sport
Futbolli kinez ka bërë investime të mëdha gjatë afatit kalimtar të janarit, por është duke vazhduar edhe tani, pasi tregu është i hapur deri më datën 26 shkurt.
Kurse, së shpejti në ligë mund të mbërrijë edhe një emër i njohur.
Sipas portalit brazilian “Lancenet”, Ronaldinho është afër transferimit te një klub kinez, përcjell “Lajmi.net”.
“Ronaldinho është afër të nënshkruajë me një klub kinez”, shkruan “Lancenet”.
Ai do t’i bashkohet të tjerëve si Ramires (Jiangsu Suning), Jadson (Tianjin Quanjian), Luis Fabiano (Tianjin Quanjian), Renato August (Beijing Guoan), Ralf (Beijing Guoan) e Gil (Shandong Luneng) që janë transferuar në Kinë.