Edhe 8 Shkolla të Prishtinës pajisen me kamera sigurie
Komuna e Prishtinë ka pajisur me kamera sigurie tetë shkolla në kryeqytet. “Dardania” , "Zenel Hajdini", "Nazim Gafurri", "Emin Duraku", "Ali Sokoli", "Iliria", "Naim Frashëri" dhe "Pavarësia", janë shkollat që tashmë do të monitorohen me kamera.

Lajme
Gjatë vizitës që sot zhvilloi drejtoresha për Arsim në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, në shkollën Dardani, tha se vendosja e kamerave po bëhet me qëllim të rritjes së sigurisë në shkolla, parandalimit të dhunës dhe veprimeve që mund të lëndojnë nxënësit ,respektimit të rendit dhe rregullit në institucionet edukativo arsimore dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor në përgjithësi.
Janë tashmë 20 shkolla në kryeqytet të pajisura me kamera të sigurisë.
Kamerat janë vendosur në hapësirat e lejuara me ligj, pra në korridore dhe në oborrin e shkollës.
Incizimet bëhen 24 orë dhe ruhen, si dhe shkollat janë të pajisura edhe me invertorë që të mos ketë ndërprerje edhe kur ka probleme me rrymë.