Hashim Thaçi merr bekimin e Sekretarit Kerry për president? (Foto)
Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, pak ditë para se të votohet për president të vendit, po zhvillon një vizitë në SHBA dhe për këtë siç duket ai e ka mbështetjen e politikes amerikane.

Lajme
Gjatë kësaj vizite Thaçi është takuar me shefin e diplomacisë amerikane John Kerry, raporton lajmi.net.
Nëpërmjet një statusi në facebook, Thaçi ka bërë të ditur se Kerry ia ka ripërsëritur mbështetjen që Kosova ka nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Bashkëbisedim miqësor me Sekretarin e Shtetit Amerikan John Kerry sot në Ëashington DC! Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e SHBA-së në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euro-atlantike! Sekretari Kerry tha që do ta vizitojë Kosovën sërish!”, ka shkruar Thaçi. /lajmi.net