Bryant i jep fund karrierës
Legjenda e basketbollit Kobe Bryant ka njoftuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit.
Sport
Ai njoftimin e bëri zyrtar përmes një postimi të gjatë në Twitter, të cilin e nisi me “I dashuri basketboll”.
“Është koha të të lë të shkosh”, është një nga rreshtat që Bryant i ka kushtuar basketbollit duke bërë të ditur njoftimin për pensionim në fund të sezonit, transmeton koha.net.
Legjenda e LA Lakers largimin e ka bërë për shkak të problemeve të shumta me lëndime që ka pasur sezoneve të fundit.
37-vjeçari i ka kushtuar gjithë karrierën kësaj skuadre dhe gjatë 20-vjetëve si basketbollist profesionist ka fituar pesë herë titullin e më të mirit.
Ai ka realizuar më shumë se 32 mijë pike në histori të NBA-së dhe është koshashënuesi i tretë më i mire në histori.