iPhone 7: Lamtumirë butoni Home (Foto)
iPhone 6S dhe 6S Plus mund të jenë bërë tashmë shumë të popullarizuar dhe të dëshirueshëm nga shumë njerëz, por vëmendja e Apple nuk është më aty. Tani Apple është fokusuar në diçka tjetër: iPhone 7.

Auto & Tek
Pas suksesit të madh me modelet e fundit, 2016 do të jetë viti kur Apple do të prezantojë modelin iPhone 7.
Çfarë mund të presim nga ky model? Sipas Forbes, pajisja do të sjellë shumë risi, duke përfshirë edhe ‘vdekjen’ e butonit kryesor (Home).
Prezantimi i veçorisë 3D Touch i ka dhënë mundësi Apple që të largojë butonin kryesor në të. Hulumtuesit besojnë se Apple do të shfrytëzojë këtë mundësi për të krijuar një hapësirë edhe më të madhe në ekran – për të bërë ekrane edhe më të mëdha apo për ta bërë pajisjen më të vogël.
Një iPhone 4.7 inç pa butonin Home do të ishte diçka madhështore, por edhe një 5.5 inç nuk do të ishte diçka e tepërt. Apple do të fokusohet në ekran, material dhe në pjesën më të rëndësishme: baterinë. (lajmi.net)
Se si mund të duket iPhone 7 pa butonin Home mund ta shihni këtë koncept më poshtë: