Ancelotti: Ky është rreziku kryesor për Realin dhe Barcelonën
Carlo Ancelotti beson se Atletico Madrid do të rivalizojë Barcelonën dhe Real Madridin në garë për titull në La Ligë.
Sport
Carlo Ancelotti ka paralajmëruar ish skuadrën e tij, Real Madrid, dhe Barcelonën që të presin konkurrencë nga Atletico Madrid gjatë stinorit 2015-16.
Ancelotti u shkarkua nga “Los Blancos” pas përfundimit të edicionit të shkuar.
Andaj, ai beson se Atletico mund të rivalizojë dy gjigantët e mëdhenj në garë për titull, këtë sezon.
“Do të jetë njësoj sikurse në tri sezonet e kaluara”, deklaroi Ancelotti.
“Këtë vit Atletico Madrid do të jetë shumë i fortë, ata do të jenë kërcënim i madh për Barcelonën dhe Real Madridin”, shtoi italiani.