Shaqiri fiton 7 milionë euro në sezon te Stoke
Xherdan Shaqiri pritet që shumë shpejtë të zyrtarizohet si lojtari i ri i skuadrës së Stoke Cityt.
Sport
Klubi nga Premier League angleze do të paguajë 17 milionë euro për trasnsferimin e tij nga Inter.
Mesfushori me pasaportë zvicërane pritet të nënshkruaj kontratë katër vjeçare nga e cila do të përfitoj plotë 7 milionë euro në sezon.
Shaqiri besohet se ka kaluar testet mjekësore dhe ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te Stoke.