Këta janë kundërshtarët e Prishtinës
Sigal Prishtina ka mësuar kundërshtarët më të cilët do të përballet në Grupin K të FIBA Europe Cup.
Sport
Shorti ka treguar dhe kundërshtarët me të cilët do të përballet Sigal Prishtina në kuadër të Grupit G në FIBA Europe Cup.
Grupi K:
Energia Targu – Rumani
Astana – Kazakistan
AEK Larnaca – QIPRO
Sigal Prishtina – Kosovë
Ndërkohë, faqja e Prishtinës në Facebook ka bërë një postim, kun a mundëson që të njihemi më mirë me kundërshtarët e këtij grupi:
BC PETROLINA AEK LARNACA
BC Petrolina AEK Larnaca është krijuar në vitin 1994. Ndeshjet I zhvillon në sallën Kition Athletic Centre.
Larnaca janë njëri prej ekipeve më të suksesshme të Qipros, ku janë 6 herë kampionë të vendit. Larnaca kanë fituar titullin e kampionit të Qipros në sezonin që sapo lam pas.
BK ASTANA
BK Astana është ekipi më I sukseshëm në Kazakistan. Ky klub janë shpallur kampionë të vendit nga viti 2005-2015 10 herë. Ata po ashtu janë pjesëmarrës të rregullt në kompeticione ndërkombtare ku morrën pjesë për 3 vite me radhë në VTB League të Evropës, ndërsa në vitin 2009-2010 morrën pjesë edhe në Asian Club Championship.
CS ENERGIA ROVINARI TARGU JIU
CS Energia vjen nga Romania ku sezonin që lam pas kanë pasur një sezon mjaft të sukesshëm duke arritur në gjysëmfinalen e EuroChallenge. Ky klub është edhe gjysëmfinalist në kampionatin rumun.
KB SIGAL Prishtina
Kampionët aktual të Ligës Ballkanike dhe të Superligës së Republikës së Kosovës janë gati ta shkruajmë edhe një kapitull të ri të historisë së sportit të Kosovës.