Luis Enrique: Këta dy futbollistë nuk largohen nga Barcelona
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique nuk do të lejojë largimin e mbrojtësit Marc Bartra dhe sulmuesit Pedro Rodriguez.
Sport
Marc Bartra e Pedro Rodriguez nuk do të largohen nga Barcelona.
Trajneri Luis Enrique ka biseduar me mbrojtësin dhe sulmuesin, duke u bërë me dije se kanë rol për të luajtur në skuadër, për edicionin e ardhshëm, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Sport”.
Bartra kërkohet nga disa klube në Premierligë, kurse Pedro është shfaqur si objektiv i Interit.
Mirëpo, Enrique dëshiron t’i mbajë të dy në Camp Nou.