Preteni: Deklarimet e rrejshme të pasurisë do të ndëshkohen
Hasan Preteni, drejtor i Agjencionit Kundër Korrupsion, ka theksuar se i kanë publikuar deklarimet e zyrtareve të lartë politik.

Lajme
Preteni përmes telefonit në Rrokum Roll ka treguar se të dhënat do t’i krahasojnë me të dhënat e mëparshme dhe do të merren masa ndaj gjithë atyre që kanë dhëne deklarim të rrejshme.
Më herët ka pasur gjykime ndaj personaliteteve të ndryshme publike për deklarim të rrejshëm të pasurisë, e për të veçuar mbetet rasti i deputetes nga radhët e minoriteteve Duda Balje e cila në fund të gjykimit është shpallur e pafajshme.