Sarah Berisha e konfirmon ndarjen nga DJ PM
Pas javësh aludimesh në rrjetet sociale dhe në mediat rozë për një ndarje të mundshme mes Sarah Berishës dhe DJ PM, ka ardhur edhe reagimi i parë nga influencerja. Sarah dhe DJ PM, të cilët e nisën lidhjen e tyre gjatë eksperiencës në Big Brother VIP Albania, kanë qenë prej vitesh një nga çiftet më…
ShowBiz
Pas javësh aludimesh në rrjetet sociale dhe në mediat rozë për një ndarje të mundshme mes Sarah Berishës dhe DJ PM, ka ardhur edhe reagimi i parë nga influencerja.
Sarah dhe DJ PM, të cilët e nisën lidhjen e tyre gjatë eksperiencës në Big Brother VIP Albania, kanë qenë prej vitesh një nga çiftet më të komentuar në rrjetet sociale.
Dyshimet për një krisje në marrëdhënien e tyre nisën disa javë më parë, pasi dyshja hoqi njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.
Tashmë edhe Sarah ka konfirmuar vetë se lidhja e tyre ka përfunduar.
Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ajo u pyet nëse vazhdonin të ishin bashkë.
“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bë disa muaj që jemi ndarë (shumë përpara se të dilte lajmi). Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që, kur marrin fund, të ruajmë respekt për njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.
Sarah shtoi se e ndiente të nevojshme të jepte këtë sqarim për të gjithë ata që i kanë mbështetur dhe ndjekur gjatë gjithë rrugëtimit të tyre, që nga Big Brother e deri më sot.
