Lumezi në Këshill: Luftë krimit, korrupsionit dhe terrorizmit (Video)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e radhës, të parën të drejtuar nga kryeprokurori i ri i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Lajme

13/05/2015 10:47

Kryeprokurori i Shtetit ka thënë se ai, si të gjithë qytetarët, duan që Kosova të jetë një vend ku sundon rendi dhe ligji, dhe se për këtë është i vendosur të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin.

“Jam i vendosur që të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin. E di se do të përballem me sfida të mëdha, por jam i vendosur që të ndryshoj për të mirë imazhin e Këshillit Prokurorial dhe të Kosovës”, ka thënë Lumezi, njofton lajmi.net.

“Unë e di që kjo nuk mund të ndodhë brenda një dite, por e di se do të ndodhë. Prandaj dua t’ju falënderoj për përkrahjen e vizionit tim”, ka thënë kryeprokurori i Shtetit në mbledhjen e Këshillit Prtokurorial. /lajmi.net/

 

Në mbledhjen 89-të të KPK-së, u vendos që anëtares së këtij këshilli, Sevdije Morinës, t’i vazhdohet mandati edhe për një vit, si anëtare e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje, në të cilën si rrallë herë mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u vendose që ushtrues detyre i kryeprokurorit në Prokurorin e Apelit, të emërohet prokurori Haxhi Derguti.

Ky i fundit në këtë pozitë e zëvendëson Aleksandër Lumezin, i cili tashmë është zgjedhur kryeprokuror i Shtetit.

YouTube player