Zyrtare: Lëndohet Rode, mungon ndaj Barcelonës
Mesfushori gjerman Sebastian Rode është lënduar dhe do të mungojë në ndeshjen e Barcelonës në mënyrë zyrtare.
Sport
Bayern Munich ka marrë edhe një tjetër lajm tronditës, pasi është konfirmuar se Sebastian Rode do të mungojë në takimin ndaj Barcelonës.
24 vjeçari ka munguar në ndeshjen e Bundesligë që skuadra e tij e zhvilloi kundër Leverkusen për shkak të një problemi muskular.
Dhe, ai kishte shpresa për tu paraqitur në takimin e nesërm edhe pse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi është konfirmuar në mënyrë zyrtare se do të mungojë në përballjen kundër Barcelonës.