Beckenbauer: Barcelona – Bayern, ja kush është favorit
Presidenti i nderit të Bayern Munichut, Franz Beckenbauer beson se Barcelona është favorit në ballafaqimin e skuadrave në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Sport
Presidenti i nderit të Bayern Munichut, Franz Beckenbauer favorizon Barcelonën në ballafaqimin e skuadrave në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Dy gjigantët e futbollit evropian janë caktuar si kundërshtar në gjysmëfinale të garës elite të klubeve.
Por, Beckenbauer beson se epiteti i favoritit duhet t’i takojë Barcelonës.
“Barcelona është favorit për mua”, u shpreh ai. “Nuk është se Bayern nuk ka shans, por ata nuk janë favorit”, theksoi Beckenbauer.