Jeta e Brigitte Bardot në fotografi (FOTO)

Bukuria e femrës edhe sot mban emrin e saj, është kjo modelja e njohur franceze Brigitte Bradot, jetën e së cilës po ju sjellim përmes fotografive dhe një përshkrimi të shkurtër...

ShowBiz

06/04/2015 10:00

  • Debutimi në kinematografi

    Brigitte Bardot1

    Pas një karriere premtuese si balerinë dhe modele, Bardot (e lindur në Paris më 28 shtator 1934) hyri në botën e kinematografisë në vitin 1952, duke debutuar në filmin “Le Trou Normand”.Foto: Everett Collection/Rex

  • Martesa e parë

    Brigitte Bardot2

    Regjisori Roger Vadim i kishte parë fotografitë e Bardot kur ajo kishte qenë e re dhe kishte pritur derisa i mbushi 18 vjet për tu martuar me të në kishën Passy të Parisit, në dhjetor të vitit 1952. Foto: RDA/Getty Images

  • Bashkë me Kirkun

    Brigitte Bardot3

    Në vitin 1953 Bardot u paraqit në filmin “Un Acte D’amour”, krah për krah me aktorin Kirk Douglas. Në këtë foto ajo shihet bashkë me Kirk në plazh, gjatë Festivalit të 6-të të filmit në Kanë. Foto: Sipa Press/Rex

  • Në kohën e famës

    Brigitte Bardot4

    Kjo fotografi është realizuar në vitin 1955, kur fama e saj si aktore por dhe bukuroshe kishte marrë dhenë jo vetëm në Francë. Foto: Express/Getty Images

  • Pjesë e filmit “Doctor at Sea

    Brigitte Bardot5

    Në vitin 1955, Bardot shkoi në Angli për të realizuar filmin “Doctor at Sea”. Foto: ITV/Rex

  • “La Lumière D’en Face

    Brigitte Bardot7

    Bardot gjatë xhirimeve të filmit “La Lumière D’en Face”, në fund të vitit 1955 – pak para se të bente depërtimin e madh botëror. Foto: Sunset Boulevard

  • Bashkë me mjeshtrin Pablo Picasso

    Brigitte Bardot8

    Brigitte Bardot shikon mjeshtrin e pikturës Pablo Picasso derisa punon në studion e tij në Vallauris, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, në vitin 1956. Foto: RDA/Getty Images

  • Në filmin e bashkëshortit

    Brigitte Bardot9

    Bashkëshorti i saj, Roger Vadim, në vitin 1956 e angazhoi Bardot për herë të në një film të tij dhe atë në filmin “Et Dieu…Crea La Femme”  – që i dha famës së saj edhe një shtytje të madhe. Foto: Allstar

  • Marrja e epitetit “Seksi kotele”

    Brigitte Bardot10

    Filmat e Bardot  (këtu shihet në filmin e vitit 1957 “La Parisienne”) vazhdojnë të sjellin epshe seksi, ndaj dhe i dhanë asaj epitetin “seksi kotele” gjatë viteve në vijim. Foto: Allstar

  • E ndjekur nga paparacët

    Brigitte Bardot11

    Reporterët dhe paparacët mbulonin secilin hap që bënte Bardot. Në këtë foto të vitit 1958, Brigitte mëson të kalerojë për filmin “La femme et le pantin”. Foto: Yves Manciet/Sipa/Rex

  • Në qendër të vëmendjes

    Brigitte Bardot12

    Në fund të vitit 1958është realizuar fotografia e saj e famshme në resortin Cortina d’Ampezzo, në Itali. Foto: Bettmann

  • Viti i madh

    Brigitte Bardot13

    Ylli i madh Bardot gjatë xhirimeve të filmit, “Babette s’en va-t-en guerre ”, në vitin 1959. Ky ishte një vit i madh për të. Foto: Sipa/Rex

  • Fotografitë emblematike

    Brigitte Bardot14

    Fotografi Sam Levin ishte një instrument që ka krijuar imazhin e Bardot. Ai kishte realizuar një foto-sesion të quajtur “TowelSession”, në vitin 1959. Ndërkaq, Simone de Beauvoir shkroi eseun e famshëm, të cilën e titulloi: “Brigitte Bardot dhe Sindromi Lolita”. Foto: Sam Levin/Allstar

  • Martesa e sërishme

    Brigitte Bardot15

    Pasi ishte divorcuar me Vadim, në vitin 1957, Bardot u martua sërish në vitin 1959, kësaj radhe me aktorin Jacques Charrier. Ajo qëndroi ne martesë më të deri në vitin 1962. Foto: Gamma-Rapho/GI

  • Lindja e Nicolas

    Brigitte Bardot16

    Më 11 janar 1960 ai lindi fëmijën e saj të vetëm, Nicolas. Në foto shihet duke e përkundur atë në apartamentin e saj në Paris. Foto: AP

  • Bardot muzikante

    Brigitte Bardot17

    Bardot e adhuronte muzikën, kështu gjatë viteve të ’60-ta dhe të ’70-ta, ajo bëri disa incizime. Këtu shihet duke luajtur kitarë në Saint-Tropez. Foto: Dalmas/Rex

  • Në filmin “Le Repos du Guerrier”

    Brigitte Bardot18

    Gjatë xhirimit të filmit “Le Repos du Guerrier”, me regji të Roger Vadim, në shkurt të vitit 1962. Foto: Sygma/Corbis

  • Në filmin “Le Mepris”

    Brigitte Bardot19

    Brigitte Bardot dhe Michel Piccoli në filmin “Le Mepris”, me regji të Jean-Luc Godard, në vitin 1963. Foto: Nana Productions/REX

  • Popullariteti në Londër

    Brigitte Bardot20

    Kurrë më e popullarizuar, Bardot gjatë vizitës në Londër, në tetor 1963. Foto: Henri Bureau/ Corbis

  • Nominimi Bafta

    Brigitte Bardot21

    Bardot nominohet për çmimin Bafta si aktore më e mirë e huaj për rolin e saj në filmin “Viva Maria!”. Këtu shihet në një skenë gjatë xhirimit të këtij filmi, 1965. Foto: Ralph Crane/Getty Images

  • Martesa e tretë

    Brigitte Bardot22

    Bardot në vitin 1966 u martua me Gunter Sachs, martesë kjo që zgjati tre vjet. Në këtë foto Bardot shihet në Saint-Tropez – në gusht 1967, bashkë me Johnny Hallyday. Foto: Jean-Pierre Bonnotte/Gamma-Rapho

  • Foto-sesioni në Spanjë

    Brigitte Bardot23

    Fotografi Terry O’Neill realizoi një sesion fotografish me Bardot në vitin 1968, gjatë xhirimit të filmit uestern Shalako.

  • Fotografi Sean Connery

    Brigitte Bardot24

    Edhe një foto e O’Neill, ku shihet aktori legjendar Sean Connery duke e fotografuar Bardot. Kjo është hera e parë kur ata ishin takuar. Foto: Terry O’Neill/Getty Images

  • Lamtumirë kinematografi

    Brigitte Bardot25

    Me kalimin e viteve, interesimi i Bardot për kinematografi filloi të bie dhe në vitin 1973 u shfaqën dy filmat e saj të fundit. Në këtë foto Bardot shihet në një skenë të nxehtë me Jane Birkin, në filmin e Roger Vadimit, “Don Juan ou Si Don Juan était une femme”. Foto: Sunset Boulevard/Corbis

  • Martesa e katërt

    Brigitte Bardot27

    Në vitin 1992, Bernard d’Ormale u bë bashkëshorti i katërt me radhë dhe i fundit i Bardot. Bernard ishte aktivist i lartë i Frontit Nacinal në Francë, djathtistëve të përbetuar – ndërsa kishte arritur të indoktrinonte edhe aktorën e famshme. Në këtë foto ata shihen duke dalë nga një gjykatë në Paris, pas padisë së ushtruar ndaj aktores nga një organizatë anti-raciste, e cila e akuzoi atë për komente raciste ndaj muslimanëve e homoseksualëve në librin e saj ‘A Cry in Silence’. Foto: Charles Platiau/Reuters/Corbis

  • Mbrojtja e kafshëve

    Brigitte Bardot26

    Për katër dekada me radhë, Bardot tërë energjinë e saj ia kushtoi mbrojtjes së të drejtave të kafshëve. Në këtë foto ajo shihet në një strehimore të qenve në Paris, të cilën e kishte financuar. Foto: Charly Hel/Prestige/GI

  • Tërheqja nga jeta publike

    Brigitte Bardot28

    Gjatë viteve 1997-2008, Bardot pati pesë gjykime në Francë për shkak të komenteve të saj raciste si dhe rreth prodhimit të ushqimit hallall – duke e cilësuar si industri të vrazhdë. Ajo është akuzuar për nxitje të urrjetjes – ndërsa, për këto deklarata pagoi gjoba të majme. Në vitin 2008, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ajo u tërhoq nga jeta publike. Kjo fotografi është realizuar në vitin 2008, një nga paraqitjet e fundit të saj në publik. ngjyra.com/lajmi.net