Cech: Mjaft më, dua të luaj

Portieri i Chelseas, Petr Cech ka pranuar se dëshiron të luajë më shumë, duke shtuar spekulimet se do të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

24/03/2015 23:47

Petr Cech është lodhur nga roli i rezervistit në Chelsea.

Reprezentuesi i Republikës çeke ka pranuar se dëshiron të luajë më shpesh me Blues, përndryshe do të largohet nga klubi.

“Ende nuk e di se cilat janë synimet e klubit”, deklaroi Cech për “Daily Mail”.

“Ata duket se duan të më mbajmë mua dhe Courtois. Por, kjo mund të funksionojë vetëm për një stinor, unë nuk dua të qëndroj ende në bankinë”, shtoi ai.

“Spekulimet i lë për fundin e sezonit. Më duhet të bisedoj me klubin dhe trajnerin për të vendosur çfarë të bëj”, përfundoi Cech.